image Nuk u morën vesh për pasuri, vëllezërit në Pejë kapen keq, njëri përfundon në ndalim policor

Siguri

Nuk u morën vesh për pasuri, vëllezërit në Pejë kapen keq, njëri përfundon në ndalim policor

news image

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë të shpeshta. Veç rasteve kur burrat sulmojnë gratë, fëmijët prindërit e anasjelltas, mes vetes raportohet shpesh se rrihen edhe vëllezërit e motrat.

Burime të Gazetës Sinjali, brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje, në rrugën “Adem dhe Bakir Gjuka” në Pejë.

Siç mëson Sinjali, dy vëllezër u kapën mes vete, pasi nuk mundën të merreshin vesh për pasurinë.

Si pasojë e mosmarrëveshjes, njëri vëlla ushtroi dhunë ndaj tjetrit, për çka u desh intervenimi i Policisë.

I dyshuari 37-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në stacion policor për intervistim, teksa deklaratë para hetuesve policorë ka dhënë edhe vëllai 33-vjeçar, viktimë e këtij rasti.

Pas marrjes së deklaratave nga palët, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për dhunë në familje dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/