image Nuk respektohet vendimi i qeverisë, pompat e derivateve nuk i zbresin çmimet

Financa

Nuk respektohet vendimi i qeverisë, pompat e derivateve nuk i zbresin çmimet

news image

Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sot vendimin me të cilin ka përcaktuar shumën maksimale të derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit qeveritar nga sot në ora 10:00 për 24 orët e ardhshme çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 euro centë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 euro centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro centë për litër.

Megjithatë, sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga një nga pompat e derivateve në kryeqytet ku çmimet vazhdojnë të jenë me rritje.

Sipas fotografive të dërguara në Gazetën Sinjali, në këtë pompë çmimi i produktit Dizel është 1 euro e 91 centë.

/GazetaSinjali/