image Nuk po 'ju bëjnë sytë', kështu duken sot kafenetë në Ferizaj (Foto)

Sociale

Nuk po ‘ju bëjnë sytë’, kështu duken sot kafenetë në Ferizaj (Foto)

news image

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga qendra e qytetit të Ferizajt, ku shihen kafenetë e mbushura me njerëz. Pa maska, pa dorëza dhe duke mos e respektuar distancën sociale, qytetarët janë ulur nëpër tavolina sikurse para pandemisë. Anipse një gjë e tillë nuk lejohet, të shtunën në Ferizaj nuk janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ditëve të fundit, pamje si këto nuk kanë munguar as nga qendrat e qyteteve të tjera, ku më pas është dashur të intervenojnë inspektorët.

IKSHPK vazhdimisht alarmon se virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina nuk ka kaluar ende, prandaj u kërkohet qytetarëve të vazhdojnë të mbajnë distancën sociale dhe t’i repsktojnë masat për parandalimin e Covid-19./ Gazeta Sinjali/