image Nuk mund të uleni në këtë pjesë të kafenesë, kamarierët nuk do t'ju shërbejnë

Biznes

Nuk mund të uleni në këtë pjesë të kafenesë, kamarierët nuk do t’ju shërbejnë

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka publikuar rregullat që duhet të respektohen nga klientët dhe punëtorët në kafeteri, restorante dhe pube.

Sipas njoftimit, me rregullat e reja, klientëve u ndalohet qëndrimi në banak me qëllim që të shmnaget kontakti fizik.

Klientët obligohen të respektojnë distancën me tavolinën tjetër, të dezinfektojnë duartë kur të hyjnë në lokal dhe të mos konsumojnë ushqim pa i pastruar duartë.

Gjatë kollitjes apo teshtitjes duhet të mbulohet fytyra dhe po ashtu të shmnaget kontakti fizik me të tjerët.

Përveç klientëve, rregullat obligohen t’i respektojnë edhe pronarët dhe punëtorët e lokaleve.

Ata obligohen t’i vendosin tavolinat në distancë 1.5 metra, të pajisin stafin me maska si dhe të ofrojnë dezinfektues për klientë.

Dyert dhe dritaret duhet të mbahen të hapura sa më gjatë dhe të mos shërbehet në banak për të shmangur kontaktin staf-klientë.

Menutë të jenë njëpërdorimëshe ose të dezinfektohen pas çdo përdorimi si dhe servizi duhet të dërgohet me porosi e jo të lihet në tavolinë gjatë gjithë kohës.

Qeveria në detyrë ka shfuqizuar mbrëmë pikën 6 të vendimit të 13 marsit me të cilin u ndalua veprimtaria e gastronomisë në përgjithësi. Nga sot kanë filluar punën kafiteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare./Gazeta Sinjali/