image Nuk miratohet ende buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Kosovë

KQZ/ Nuk miratohet ende buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ende nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës dhe se mosaprovimi i këtij buxheti rrezikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Këtë e bëri të ditur kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Yll Buleshkaj, i cili tha se këtë informacion e mori me vonesë, pra gjatë mbajtjes së kësaj mbledhjeje.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kryer të gjitha procedurat me kohë dhe sipas saj, pa buxhet nuk mund t’i vazhdojnë procedurat tjera të zgjedhjeve.

Mosmiratimi i buxhetit për zgjedhjet e kryetarit të Komunës së Podujevës u bë i ditur 25 ditë para ditës së votimit./Gazeta Sinjali/