image “Nuk është festë e jemja ajo” – Rikthehet intervista qesharake për Shën Valentin

Qesharake

“Nuk është festë e jemja ajo” – Rikthehet intervista qesharake për Shën Valentin

news image

Gati të gjithë e kemi parë videon me intervista për festën e Shën Valentinit, kur një i moshuar thotë se nuk është festë e tij, pasi ai i takon besimit islam, kur pyetet nga gazetarja se a e feston këtë ditë.

Ka vite që është publikuar, por kjo video bëhet aktuale çdo Shën Valentin, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe sot, në rrjete sociale sërish është rikthyer sërish e njëjta video.

Edhe pse kjo ditë njihet anembanë botës si një festë që kremton romancën dhe dashurinë, origjina lidhet me historinë e Shën Valentinit të Romës, i cili u burgos sepse kurorëzonte në martesë ushtarë të cilët e kishin të ndaluar të ishin çift.

Dita e Shën Valentinit si një festë e dashurisë, nisi të lulëzojë në oborret mbretërore angleze të shekullin e katërmbëdhjetë kur edhe mendohet se i ka rrënjët tradita moderne.

Për 4 shekujt në vijim, festa u popullarizua duke marrë formën në të cilën njihet sot me dhurata, lule dhe letra dashurie. Gjatë kësaj dite, çiftet në të gjithë botën zgjedhin të shprehin dashurinë për partnerin/en e tyre.

/GazetaSinjali/