image Nuk e mbështeti tërheqjen e 30% nga Trusti, Duda Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time

Financa

Nuk e mbështeti tërheqjen e 30% nga Trusti, Duda Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, nuk e aprovoi mbështetjen për tërheqjen e parave nga Trusti edhe pse kishte deklaruar se do jetë pro, raporton Gazeta Sinjali.

Duda Balje këtë abstenim e cilësoi si momentin më të vështirë të karrierës së saj si deputete.

“Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar ndërsa personalisht jam pro”, tha ajo në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, ndërsa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

/GazetaSinjali/