image Notat e futbollistëve: Fiorentina 1-2 Napoli/ Rrahmani vlerësohet më së larti te mysafirët

Futboll

Notat e futbollistëve: Fiorentina 1-2 Napoli/ Rrahmani vlerësohet më së larti te mysafirët

news image

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, ka realizuar golin e dytë në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Napoli e mposhti Fiorentinën në udhëtim me rezultat 1-2.

Kapiteni i dardanëve, në minutën e 50-të e kaloi Napolin në epërsi ndaj Fiorentinës, ku rezultati momental ishte 1-1.

Martinez dhe Lozano, realizuan golat në pjesën e parë.

Napoli vazhdon të jetë në krye të Serie A 21 pikë, derisa vendasit me 12 ka vendin e pestë.

Amir Rrahmani u vlerësua me notën më të lartë në këtë takim te Napoli, me 7.4.

Derisa notën më madhe në këtë përballje e kishte portieri vendas, Bartlomiej Dragowski me notën 7.6.

Alvaro Odriozola bëri paraqitjen më të dobët në këtë takim, ku spanjolli pati notën 6.0.

Notat e lojtarëve janë publikuar nga sajti “Sofa Score”. 

Fiorentina – Napoli Live Score

 /Gazeta Sinjali Sporti/