image "Non paperi” slloven që ndryshonte kufijtë në Ballkan, ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje: E kisha në sirtar

Rajon

“Non paperi” slloven që ndryshonte kufijtë në Ballkan, ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje: E kisha në sirtar

news image

Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko po pretendon se ‘non paper’-i, dokumenti jozyrtar diplomatik që qarkulloi në Bruksel, për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike ekziston ende.

Inzko, i cili nuk është shfaqur në media që pas largimit nga posti i Përfaqësuesit së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, madje thotë se ky ‘non-paper’ është në sirtarin e tij që gati katër vjet.

“Non-paper-i i famshëm për ndryshimin e kufijve në Ballkan, të cilin disa e inkurajuan në Slloveni, është në sirtarin tim për gati katër vjet”, tha Inzko në një intervistë të tij për mediat sllovene.

Kujtojmë se në prill të vitit të kaluar dokumenti u publikua fillimisht nga mediat sllovene, nën autorësinë e pretenduar të kryeministrit slloven Janez Jansa e në adresë të presidentit të Këshillit Evropian Charles Michell, si një propozim mbi trajtimin e problematikave në rajon pasi Sllovenia të marrë Presidencën e BE-së në korrik.

Megjithatë ekzistenca e këtij dokumenti është mohuar nga kryeministri slloven dhe anëtarët e Këshillit Evropian dhe i gjithë rasti ende nuk ka marrë epilog.

/GazetaSinjali/