Boksi pa dorëza (BKFC) është bërë art marcial gjithnjë e më popullor vitet e fundit.
Të premten në mbrëmje u zhvillua evenimenti BKFC 69 dhe u shkrua historia për nokautin më të shpejtë ndonjëherë në këtë sport.
Justin Watson mposhti Cole Ferrellin për vetëm 2.9 sekonda. Themeluesi dhe presidenti i BKFC, David Feldman, konfirmoi se ishte nokauti më i shpejtë ndonjëherë.
“E pabesueshme”, ka thënë ai dhe tregoi një kronometër me kohëzgjatjen e luftës. Kronometri tregonte 2.90 sekonda.
Rekordi i mëparshëm ishte tre sekonda, i mbajtur nga Ulyses Diaz, i cili mposhti Donelei Benedetton katër vjet më parë.