image Njoftim i rëndësishëm për të gjithë kosovarët që do t'i ndjekin rrugët ajrore për të udhëtuar drejt Gjermanisë

Diasporë

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë kosovarët që do t’i ndjekin rrugët ajrore për të udhëtuar drejt Gjermanisë

news image

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dalur me një njoftim për masa të reja me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj ambasade, nga sot të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre.

“Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi”, thuhet në njoftimin nga kjo ambasadë. /Gazeta Sinjali/