image Njësia Speciale arrin në Gllogjan ku u krye vrasja e trefishtë

Siguri

Njësia Speciale arrin në Gllogjan ku u krye vrasja e trefishtë

news image

Nga Policia e Kosovës pak më parë kanë thënë se kanë dy apo tri pista që po hetohen lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar pjesëtarë të Njësisë Speciale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë një prononcimi për media nga Deçani, tha më 27 nëntor se ende nuk kanë një motiv lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi, me ç’rast u vranë shoferi dhe dy nxënës. Ndërkaq, edhe një nxënës mbeti i plagosur.

Foto: REL

/GazetaSinjali/