image Njerëzit me mbipeshë janë më të lumtur

Shëndeti

Njerëzit me mbipeshë janë më të lumtur

news image

Njerëzit të cilët janë mbipeshë janë më të prirë të jenë më të lumtur, thotë një studim i fundit.

Kilogramët e tepërt zakonisht janë të ndërlidhura me një sërë rreziqesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sulmet e trurit, shkruan Independent, transmeton Gazeta Sinjali

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit të cilët janë në mbipeshë mund të kenë jetë më të lumtur.

Studimi ka analizuar të dhënat e 500.000 personave, dhe gjatë eksperimenteve të ndryshme kanë rënë në përfundim se ekziston një lidhje mes BMI-së (indeksit të masës trupore) dhe shëndetit të tyre).

Sipas tyre, është e vërtetë se personat mbipeshë janë më të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, por, ata janë në përgjithësi më të lumtur. 

/Gazeta Sinjali/