image Njëra nga 6 pacientët e infektuar me koronavirus në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosovë

Shëndetësi/ Njëra nga 6 pacientët e infektuar me koronavirus në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Një nga gjashtë pacientet e infektuar me koronavirus në Pejë është në gjendje të rëndë dhe është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ndërsa, 5 raste e tjera janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, thotë se si komunë i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Loci, ka bërë të ditur se gjendja e njërës prej pacientëve që gjendet në Klinikën Infektive është e rëndë, ndërsa 5 personat e tjerë të prekur nga ky virus janë duke u trajtuar nëpër shtëpitë e tyre.

“Që nga fillimi i pandemisë janë 6 raste të konstatuara, ku një prej tyre rasti i parë është i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa 5 raste të tjera janë duke u trajtuar në vendbanimet e tyre, pra në izolim shtëpiak. Gjendja shëndetësore nuk ka qenë e mirë për shkak të moshës së pacientes dhe sëmundjeve kronike të tjera të cilat i ka. Ndërsa gjendja shëndetësore e 5 personave të tjerë është stabile”, tha ai. /Gazeta Sinjali/