image Një volejbolliste kosovare është e prekur me koronavirus

Sporte të tjera

Sport/ Një volejbolliste kosovare është e prekur me koronavirus

news image

Futbollisti i Dritës, Izair Emini rezultoi pozitiv para dy ditëve duke prekur kështu Superligën e Kosovës në kohën kur u dha drita jeshile që të fillohen stërvitjet kolektive.

E megjithatë, Emini nuk është i vetmi i prekur me koronavirus në sportin kosovar.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se edhe një volejbolliste që luan në Superligën e Kosovës është e prekur me COVID-19.

Kjo e dërgon në dy numrin e sportistëve në Kosovë që janë të prekur me këtë virus./Gazeta Sinjali/