image Një tërmet me magnitudë 5.8 godet Kretën, rajonin e Greqisë

Rajon

Një tërmet me magnitudë 5.8 godet Kretën, rajonin e Greqisë

news image

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi Kretën lindore mëngjesin e së shtunës, sipas një njoftimi të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Nuk ka raportime për të lënduar në njerëz apo dëmtime në struktura. Tërmeti, i cili ra në orën 07:13 të mëngjesit, e kishte epiqendrën në det 30 kilometra në jug-juglindje të qytetit të Zakros, në prefekturën e Lasithit. Thellësia fokale e lëkundjes ishte 4.7 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në shumë pjesë të Kretës Tërmeti është ndjerë në shumë zona të Kretës lindore, por edhe në kryeqytetin e ishullit, Iraklio.

Kujtojmë se Kreta, është një nga ishujt më të populluar nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

/GazetaSinjali/