image Një tërmet i fuqishëm e godet Greqinë

Rajon

Një tërmet i fuqishëm e godet Greqinë

news image

Sot, Greqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm i cili kishte magnitudë 4.6.

Sipas autoriteteve greke, nuk raportohet për njerëz të lënduar si pasojë e këtij tërmeti.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:00 pasdite, 19 kilometra larg bregdetit jugperëndimor të ishullit lindor të Egjeut, në Tilos, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Raportet bëjnë të ditur se tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros.

Kujtojmë se ditët e fundit, Greqia është goditur nga disa tërmete me magnitudë mbi 4./Gazeta Sinjali/