image Një burrë vetëvaret në tarracën e ish-motelit në Pejë

Siguri

Një burrë vetëvaret në tarracën e ish-motelit në Pejë

news image

Një burrë rreth 60 vjeç është vetëvarur në tarracën e një ish-moteli në Pejë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka informuar paraprakisht për këtë ngjarje, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po sot në mëngjes rreth orës 06:30 Policia ka pranuar informatë se në rrugën “Zahir Pajaziti”, pikërisht në tarracën e ish-motelit “Dardania” në Pejë, dyshohet se është një person i vetëvarur. Rastit në vendin e ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitë kompetente policore. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.

Ende nuk dihen motivet e vetëvrasjes, ndërsa organet e rendit dhe ato të drejtësisë po merren me rastin. /Gazeta Sinjali/