image Një person shtie me armë gjatë një ahengu në Prizren

Siguri

Një person shtie me armë gjatë një ahengu në Prizren

news image

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku nga i dyshuari mashkull kosovar është  sekuestruar një pistoletë me gas me katër fishek me të cilën armë i dyshuari kishte shtënë në ajër.”

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaSinjali/