image Një person nga Istogu kontrabandon dash e qengja dy ditë para Bajramit

Kosovë

Policia/ Një person nga Istogu kontrabandon dash e qengja dy ditë para Bajramit

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi që gjatë kontrollimit të automjetit të tij, i janë gjetur 1 dash dhe 32 qengja, të cilët dyshohen se janë të kontrabanduar.

“Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit të tij, i janë gjetur një dash dhe tridhjetë e dy qengja, të cilët dyshohen se janë të kontrabanduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.