image Një person në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e rrahes në komunën e Drenasit

Kosovë

Siguri/ Një person në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e rrahes në komunën e Drenasit

news image

Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një përleshje që ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Poklek i Ri të Drenasit.

I lënduari po trajtohet në Qendrën Spitalore në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar policia në raportin e rregullt ditor.

“Me 10.10.2019 është raportuar se disa persona janë rrahur mes vete, ku si pasojë e rrahjes viktima mashkull K/shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili është duke u trajtuar në QKUK” , thuhet në njoftim.

Policia njofton se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/