image Një person në Deçan arrestohet për sulme kibernetike

Siguri

Një person në Deçan arrestohet për sulme kibernetike

news image

Në fshatin Isniq të Deqanit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet për veprën penale ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’, pasi që i njëjti përmes sistemeve kompjuterike duke keqpërdorur rrjetin ka ndërhyrë në platforma të ndryshme online dhe përmes sulmeve kibernetike i ka nxjerr jashtë funksionit këto platforma.

Sinjali gjithashtu mëson se si prova janë sekuestruar një shtëpizë e kompjuterit, një laptop dhe një telefon.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, thonë burime të Gazetës Sinjali brenda policisë.

/Gazeta Sinjali/