image Një person goditet në kokë dhe i grabiten 300 euro

Kosovë

Grabitje/ Një person goditet në kokë dhe i grabiten 300 euro

news image

Një personi i janë grabitur para në vlerë prej 300 eurosh në Fushë Kosovë, gjatë ditës së djeshme.

Policia njofton se përderisa personi po ecte për në shtëpi, i dyshuari mashkull, e kishte goditur në kokë dhe me dhunë i kishte marrë 300 euro.

I dyshuari, sipas viktimës kishte ikur në drejtim të panjohur. Por sipas tij, i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij.

Policia, pasi ka marrë njoftimin, ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit por nuk e ka gjetur aty, rasti vazhdon të jetë nën hetime./ Gazeta Sinjali