image Kërcënoi ish-të dashurën në Prishtinë, prangoset nga policia

Siguri

Kërcënoi ish-të dashurën në Prishtinë, prangoset nga policia

news image

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se e ka kërcënuar ish-të dashurën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-e dashura e tij ka raportuar në polici se i dyshuari e ka kërcënuar përmes telefonit.

Policia ka njoftuar se pas verifikimit, ka rezultuar se ndaj të dyshuarit ishte lëshuar më parë një urdhërarrest për një rast tjetër.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës, rreth orës 21:00 në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/