image Një muaj paraburgim shtetasit nga Maqedonia Veriore, dyshohet për kanosje

Kosovë

Një muaj paraburgim shtetasit nga Maqedonia Veriore, dyshohet për kanosje

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër R.N., shtetas i Maqedonisë se Veriut, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kanosje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Shabi Idrizi, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale, andaj bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, dhe se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësojë, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale.

Gjithashtu, sipas gjykatës, dyshohet se mund të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve tjerë, ndërsa meqë i dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ekziston edhe mundësia e arratisjes apo ikjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

/GazetaSinjali/