image Një muaj paraburgim për personin që e rrihte vëllain e tij

Kosovë

Drejtësi/ Një muaj paraburgim për personin që e rrihte vëllain e tij

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje.

“Të pandehurit B.A. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin – vëllain e tij./Gazeta Sinjali/