image Një muaj paraburgim për personin që akuzohet se dhunoi një 15-vjeçare në Viti

Kosovë

Drejtësi/ Një muaj paraburgim për personin që akuzohet se dhunoi një 15-vjeçare në Viti

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit E. H, i cili ka dhunuar një të mitur në Viti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13.04.2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare , duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.

Me këto veprime i pandehuri E. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4, nënparagrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas vlerësimit ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të lartcekurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale./Gazeta Sinjali/