image Një muaj paraburgim për babanë që rrahu të bijën e tij

Kosovë

Drejtësi/ Një muaj paraburgim për babanë që rrahu të bijën e tij

news image

Dega në Drenas ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.K. i cili dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi nëse do të gjendet në liri i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, dhe të ndikojë në të dëmtuarën – vajzën e tij.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./GazetaSinjali/