image Një muaj paraburgim për Nikola Nedeljkoviç që u kap me 27 kilogramë kanabis në Mramor

Drejtësi

Një muaj paraburgim për Nikola Nedeljkoviç që u kap me 27 kilogramë kanabis në Mramor

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e ndalimit të paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Nikola Nedeljkoviç të cilit iu gjetën në veturë 27 kilogramë marihuanë në Mramor të Prishtinës. Sinjali mësoi se prokurorja e rastit, Javorka Prilnçeviq, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Me 9 gusht, Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë mbi 27 kilogramë drogë të cilat janë gjetur brenda një veture, shoferi i së cilës përfundoi në ndalim policor.

Sinjali mësoi ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se personi që u arrestua ishte Nikola Nedeljkoviç.

Në komunikatë mes tjerash, thuhet se Nedeljkoviç në mënyrë të paautorizuar ka poseduar narkotikë dhe pas një kontrolli rutinor nga Policia, në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes i mbuluar me batanije, i mbushur me marihuanë.

Po ashtu, Policia në këtë rast ka sekuestruar edhe tre thasë të narkotikëve të cilët ishin fshehur në bagazhin e veturës.

Komunikata e plotë:

“Gjykata ka vlerësuar se me qëllim të zhvillimit të rregullt dhe pa pengesë të procedurës penale në këtë çështje penale është e nevojshme që të pandehurit N.N ti caktohet masa e paraburgimit, pasi që me asnjë masë tjetër alternative nuk do të arrihet që të sigurohet prania e tij gjatë zhvillimit të procedurës në këtë çështje penalo – juridike dhe procedura të zhvillohet pa pengesa.

I pandehuri N.N dyshohet nga Prokuroria se në mënyrë të pautorizuar ka poseduar narkotikë, pasi që me datë 09.08.2022 prej orës 12:00 gjatë kontrollit rutinor është ndaluar nga ana e policisë, në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan dhe në automjetin i tij të cilin e drejtonte tani i dyshuari N.N, gjatë kontrollit, në ulësen e pasme të veturës është gjetur një thes i mbuluar me batanije, i mbushur me marihuanë.

Ndërsa në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe tre thasë të njëjtë të mbushur me thasë najloni në të cilat gjendej narkotiku, i cili dyshohet së është i llojit marihuanë me peshë totale prej 27,6 kilogramë, i cili ka qenë i dedikuar për shpërndarje të mëtejme me qëllim të shitjes tek shfytëzuesit tjerë në territorin e Republikës së Kosovës”.

/GazetaSinjali/