image Një mjet shpërthyes ia dëmton derën e shtëpisë dhe veturën një personi në Hajvali

Siguri

Një mjet shpërthyes ia dëmton derën e shtëpisë dhe veturën një personi në Hajvali

news image

Një person ka raportuar në polici se nga një shpërthyes i është dëmtuar dera e hyrjes së shtëpisë dhe vetura e tij.

Sipas policisë, njësiti për deminim kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.

 “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një mjet i dyshuar shpërthyes i është dëmtuar dera e hyrjes së shtëpisë dhe automjeti i tij. Njësiti për deminim kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/