image Një javë pasi nisën mësimin, rrahen me grushte dy nxënëse të shkollës ekonomike në Gjakovë (VIDEO)

Siguri

Një javë pasi nisën mësimin, rrahen me grushte dy nxënëse të shkollës ekonomike në Gjakovë (VIDEO)

news image

Një rrahje me shuplaka e grushte mes dy nxënëseve dyshohet se ka ndodhur sot në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje ku shihen dy vajzat, që sipas informacioneve të para janë në vitin e parë në këtë shkollë, teksa sulmojnë njëra-tjetrën për motive ende të panjohura.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot, pasi kjo shkollë iu është rikthyer mësimit para ditës ditësh edhe pse greva po vazhdon.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të konfirmuar rastin. Sipas zëdhënësit të rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezajt, sot në orët e pasdites është raportuar për një tollovi në afërsi të kësaj shkolle, por s’ka informacione për rastin konkret.

Sinjali do të ju mbajë informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/