image Një i vdekur dhe 48 raste të reja me koronavirus në Serbi

Rajon

Një i vdekur dhe 48 raste të reja me koronavirus në Serbi

news image

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 raste positive dhe një viktimë nga COVID-19.

Deri më tani në Serbi janë konfirmuar 11 mijë e 275 raste të infektuarve, ndërsa 240 pacientë kanë vdekur.

Shtabi i Krizës që udhëhiqet nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka vendosur që të lehtësojë masat e izolimit, në përputhje me situatën epidemiologjike.

Duke nisur nga data 1 qershor, në ngjarjet sportive do të lejohet prania e publikut, me kushtin që të mbahet distanca fizike prej së paku një metër.

Gjithashtu, do të lejohen tubimet në ambiente të hapura të deri 1 mijë personave./Gazeta Sinjali/