image Një i lënduar nga vetaksidenti te Kroni i Mbretit

Siguri

Një i lënduar nga vetaksidenti te Kroni i Mbretit

news image

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, për çka raportoi më herët Gazeta Sinjali.

Si pasojë një person është lënduar dhe po trajtohet në emergjencë.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, sipas të cilit vozitësi i automjetit të vetkasidentuar është jashtë rrezikut për jetë.

“Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin në vozitje dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe vozitësi ka pësuar lëndime trupore. Vozitësi është duke u trajtuar në emergjencë të Prishtinës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, njësia kompetente policore është në vendin e ngjarjes dhe po e trajton rastin.

/GazetaSinjali/