image Një i lënduar lehtë nga aksidenti mes dy veturave në Gjakovë

Kosovë

Konfirmon policia/ Një i lënduar lehtë nga aksidenti mes dy veturave në Gjakovë

news image

Policia në Gjakovë ka konfirmuar lajmin për aksidentin e trafikut që ka ndodhur para pak çastesh përgjatë rrugës tranzit në Gjakovë, i cili u raportuar nga një sinjalizues në redaksinë e Gazetës Sinjali.

Komandati i njësisë së trafikut për rajonin e Gjakovës,  Albin Sahatqija ka deklaruar për  Gazetën Sinjali se nga ky aksident është lënduar lehtë vetëm një person i cili pas kontrollit mjekësor është liruar.

Ai tha se aksidenti është shkaktuar  për shkak të mosdhënies së përparësisë së kalimit.  

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit  Audi dhe tjetra Golf 4 të cilat kanë pësuar dëme meteriale. /Gazeta Sinjali/