image Një i burgosur dërgohet për në Klinikën Infektive, dyshohet për koronavirus

Kosovë

Një i burgosur dërgohet për në Klinikën Infektive, dyshohet për koronavirus

news image

Një person mbrëmë pas mesnate është dërguar për në Klinikën Infektive nga Stacioni i Policisë së Istogut, si rast i dyshuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Dreshaj ka thënë se personi që është dërguar është banor i Podujevës, i cili është arrestuar në Pejë dhe ishte transportuar në Istog.

“Me qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dergojë një përson nga stacioni i policisë Istogut në klinikën infektive Prishtinë, si rast i dyshuar mê shenja të COVID 19! Përsoni , D.B i lindur me 1985, është një banor nga komuna e Podujevës, ishte i arrestuar në Pejë, ndersa ishte transportuar në Istog. Fal Zotit nuk ka pas kontakt me asnje qytetarë nga komuna Istogut!”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Më tej, Dreshaj ka bërë apel te qytetarët të mos krijojnë panic, por t’i zbatojnë me përpikmëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS ISTOGUTMe qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se sonte në orët e natës…

Posted by Besart Dreshaj on Friday, April 3, 2020

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 raste me koronavirus, është shënuar një viktimë dhe zyrtarisht janë raportuar si të shëruar 16 persona./Gazeta Sinjali/