image Një gruaje në Prishtinë i vidhet vetura WV Tiguan

Siguri

Një gruaje në Prishtinë i vidhet vetura WV Tiguan

news image

Vjedhja e veturave është bërë fenomen i shpeshtë në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi, një veturë është vjedhur gjatë së dielës në Prishtinë.

Gazeta Sinjali mëson se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, derisa ankuesja së cilës i është vjedhur vetura, i ka treguar Policisë se vetura është e tipit WV Tiguan.

Sipas viktimës, vetura ishte në pronësi të një personi tjetër pasi që ajo ende nuk e kishte regjistruar veturën në emrin e saj, porse posedon kontratën e noterizuar. /Gazeta Sinjali/