image Një grua e refuzoi pas tre takimesh, burri ia kërkon 30 euro që i kishte paguar në restorant dhe kafene për të dy

Qesharake

Një grua e refuzoi pas tre takimesh, burri ia kërkon 30 euro që i kishte paguar në restorant dhe kafene për të dy

news image

Veprimi i një burri pas disa takimeve me një grua është bërë viral në rrjet, pasi ai i dërgoi asaj një faturë me të cilën doli në takime tre herë, por herën e katërt ajo e refuzoi. 

Gruaja Alex Colboth postoi mesazhet e tij në Twitter, ku ai ia kërkonte 30 euro që kishte paguar në restorant.

“Përshëndetje, Alex, shpresoj të jesh mirë. Ne nuk do ta shohim përsëri njëri-tjetrin, kështu që mendoj se është e drejtë të ndajmë koston e takimeve që kemi qenë”, ai i shkroi asaj.

“Unë mendoj se kemi dalë në restorante dhe kafene tre herë ku kam paguar gjithçka për të dy. Unë mendoj se janë 35 dollarë (30 euro)”, tha ai.

It’s the audacity for me. pic.twitter.com/YnxV6F5Mor

— Alex (@alexx_colboth) February 25, 2021

/GazetaSinjali/