image Një fëmijë i vogël shkroi padashur një status në llogarinë e agjencisë bërthamore të SHBA-së në Twitter

Të tjera

Një fëmijë i vogël shkroi padashur një status në llogarinë e agjencisë bërthamore të SHBA-së në Twitter

news image

Një fëmijë padashur shkaktoi konfuzion gjatë fundjavës duke publikuar një shkrim të pakuptueshëm në llogarinë zyrtare të Komandës Strategjike të SHBA-së.

Sipas BBC, agjencia është përgjegjëse për ruajtjen e armëve bërthamore të SHBA-së.

Lidhur me rastin në fjalë, disa përdorues të medieve sociale kishin frikë se llogaria mund të ishte hakuar.

Por që atëherë është zbuluar se një anëtar i ri i familjes së menaxherit të medias sociale i kësaj llogarie ishte përgjegjës për postimin e këtij statusi “;l;;gmlxzssaw”, i cili më pas u fshi brenda disa minutash.

Webfaqja e lajmeve The Daily Dot, zbuloi ngjarjen, pas një kërkese të Lirisë së Informacionit për agjencinë.

“Menaxheri i komandës në Twitter… e la të hapur për një moment llogarinë e komandës në Twitter dhe të pashoqëruar”, thuhej në përgjigje, duke shtuar se ai kishte punuar nga shtëpia.

“Fëmija shumë i vogël përfitoi nga situata dhe filloi të luante me çelësat dhe për fat të keq, dhe pa e ditur, e publikoi atë status”, thuhej në deklaratë.

/GazetaSinjali/