image Një femër në Prishtinë raporton në Polici se u rrah nga dy femra tjera

Kosovë

Një femër në Prishtinë raporton në Polici se u rrah nga dy femra tjera

news image

Një rrahje ndërmjet femrave është raportuar se ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e djeshëm.

Siç njofton Policia, njëra nga to ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të tjerat, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prishtinë 07.06.2020 – 10:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/