image Një burrë e sulmon me thikë një grua në Lipjan

Kosovë

Arrestim/ Një burrë e sulmon me thikë një grua në Lipjan

news image

Një burrë në Lipjan dje rreth orës 18:00 e ka sulmuar me thikë një grua.

Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa lëndime, ndërkaq i dyshuari është arrestuar nga Policia.

“Rr. Skënderbeu, Lipjan 03.03.2020 – 17:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar me thikë viktimën femër  kosovare. Nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/