image Një burrë dhe dy femra nga Shqipëria rrihen me policët në Fushë Kosovë, të gjithë bëhen për spital

Siguri

Një burrë dhe dy femra nga Shqipëria rrihen me policët në Fushë Kosovë, të gjithë bëhen për spital

news image

Një sulm ndaj zyrtarëve policorë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë para mesnatës në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, një burrë dhe dy femra nga Shqipëria i kanë sulmuar dy zyrtarët policorë në detyrë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi i ka thënë Sinjalit se dhuna ka filluar pasi sulmuesi nuk ka qenë duke mbajtur maskë dhe ka refuzuar ta vendoste.

Ndërkaq në raportin e Policisë thuhet se burri nga Shqipëria është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Fushë Kosovë 20.08.2020-22:45. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra që të tre shtetas të Shqipërisë, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare – zbatim të vendimit të Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Poashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të dyshuarat femra që ishin përfshirë në këtë përleshje fizike janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali