image Një burrë e plagosi për t'ia marrë kuletën dhe i iku Policisë në Ferizaj

Siguri

Një burrë e plagosi për t’ia marrë kuletën dhe i iku Policisë në Ferizaj

news image

Një person në Ferizaj ka sulmuar me thikë një tjetër duke tentuar t’ia marrë me forë kuletën.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar pas një konflikti verbal  në një lokal viktimës mashkull  kosovar me forcë kishte tentuar t’ia marr kuletën, pastaj me mjet të mprehtë thikë e kishte goditë në disa pjesë të trupit e më pas me automjetin e viktimës ishte larguar. Viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar”, njofton Policia./Gazeta Sinjali/