image Një 19-vjeçar dhe një 31-vjeçar në mesin e të vdekurve nga koronavirusi

Kosovë

Një 19-vjeçar dhe një 31-vjeçar në mesin e të vdekurve nga koronavirusi

news image

Një 19-vjeçar nga Mitrovica ka vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve. Gazeta Sinjali jo zyrtarisht ka mësuar se bëhet fjalë për 19-vjeçaren e cila vdiq dje para se të bënte ndërhyrje për transplantin e veshkës.

Në mesin e shtatë të vdekurve është edhe një 31-vjeçar nga Prizreni.

Sinjali ka provuar të marrë qëndrim zyrtar nga Spitali i Mitrovicës dhe nga zyrtarë në QKUK e Ministri të Shëndetësisë, por asnjë nuk ka qenë i qasshëm deri në publikimin e lajmit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftim e IKSHPK-së.

/Gazeta Sinjali