image Nis takimi i Kurtit e Osmanit me Abdixhikun

Politikë

Nis takimi i Kurtit e Osmanit me Abdixhikun

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani kanë nisur takimin me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.

Bashkë me Abdixhikun në këtë takim është edhe bashkëpartiaku i tij, Kujtim Shala.

Të hënën Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë, ndërsa në të njëjtën ditë pritet të votohet edhe Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq, seanca për zgjedhjen e presidentit mund të mbahet disa ditë më vone.

Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit me mbi 50% të votave dhe duke siguruar 58 mandate në Kuvend. /Gazeta Sinjali/