image Nis punën një njësi në QKUK për trajtimin e emergjencave diabetike

Shëndetësi

Nis punën një njësi në QKUK për trajtimin e emergjencave diabetike

news image

Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar Shërbimi Gjysmëintensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore moderne-adekuate, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike.

Sipas një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SShKUK), diagnostikimi, trajtimi dhe evaluimi i këtyre rasteve tani është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Endokrinologjisë është pajisur me aparatin e statusit aciobazik, i cili mundëson një përcjellje me intensive të gjendjes së këtyre pacientëve.

Raportohet se numri i emergjencave diabetike është shtuar shumë, sidomos pas pandemisë COVID-19 dhe vetëm në 6 muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 16 pacientë me ketoacidoza diabetike pa asnjë vdekje.

Ketoacidoza diabetike është gjendje, në të cilën niveli i lartë i sheqerit në gjak jep komplikime metabolike akute, kërcënuese për jetën.
/GazetaSinjali/