image Nis numërimi i votave të diasporës për Dragashin, rezultati brenda një ore

Nis numërimi i votave të diasporës për Dragashin, rezultati brenda një ore

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës për raundin e dytë për kryetar të Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se kanë pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime dhe se nga procesi i vlerësimit dhe verifikimit të tyre janë konstatuar rreth 700 zarfe te individualizuara me fletëvotime.

“Nga ky proces janë aprovuar 647 zarfe të individualizuara me fletëvotime, të cilat do të numërohen në QNR, ndërkaq janë refuzuar 49 të tjerë për shkak se nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore”.

“Të drejtën për të votuar në përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, te votimi jashtë Kosovës, kanë pasur 1090 votues”, deklaroi Elezi në Klan Kosova.

Ai po ashtu shtoi se numërimi nuk pritet të zgjasë shumë sepse është numër i vogël i fletëvotimeve dhe se beson që më së shumti brenda një ore do të përmbyllet ky proces.

/GazetaSinjali/