image Nis gjykimi i 27 trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali

Evropë

Nis gjykimi i 27 trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali

news image

Ka nisur gjykimi për një grup kriminal, prej tyre 27 shqiptarë, që përmbytën Italinë me drogë.

Në Prokurorinë Publike të Romës, dje u prezantuan dokumente të faktuara me foto lidhur me trafikimin e drogës që rrjeti i shqiptarëve kishte kryer. Ndërkohë Prokuroria italiane thekson se shqiptarët kishin bërë marrëveshje me grupe kriminale nigeriane për të sjellë drogën në brigjet e Italisë dhe më pas për ta shpërndarë në Romë, Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli, shkruan abcnew.al.

Nëntë prej të akuzuarve zgjodhën të përballen me një gjyq të zakonshëm, ndërsa 20 të tjerët zgjodhën marrëveshje për gjykim të shkurtuar. Ky është grupi i parë që po gjykohet pas aksionit të policisë italiane në marsin e kaluar të koduar “Tibus”.

Ky operacion çoi në pranga 55 persona, konkretisht 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian.

Dokumentet e hetimit tregojnë për bashkëpunim midis klanit shqiptar të Vlorës dhe grupeve nigeriane”, thonë prokurorët në urdhrin e arrestit. /Gazeta Sinjali/