image Ngrihet komisioni që do të drejtojë punimet e kuvendit të PD dhe verifikojë delegatët

Shqipëri

Ngrihet komisioni që do të drejtojë punimet e kuvendit të PD dhe verifikojë delegatët

news image

Pas fjalës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është ngritur edhe komisioni që do të drejtojë punimet e kuvendit dhe do të bëjë verifikimin e delegatëve të pranishëm në Air Albania.

Ky komision do të drejtohet nga Belind Këlliçi, ndërsa anëtarë janë zgjedhur: Albana Vokshi kryetare e Lidhjes demokratike të Gruas, Ervin Minarolli Sekretar organizativ, Ivi Kaso Sekretar zgjedhor, Edmond Spaho ish nënkryetar i PD, Belind Këlliçi kryetari i Forumit Rinor të PD, që do jetë dhe drejtuesi i këtij komisioni.

Ndërsa, Sekretariati do të përbëhet nga Minushe Lazaj, Nade Daullja, Ledjo Muraj.

Duke verifikuar ligjshmërinë e thirrjes së kuvendit kombëtar. Ky komision do të ngarkojë 72 përfaqësues për të gjitha degët për të verifikuar firmat. Kjo trup prej 72 emrash do të shohim nëse kemi kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje apo jo”, u shpreh Këlliçi.

/GazetaSinjali/