image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e paralajmeruara për ditën e sotme 23 shkurt 2023, shkruan Gazeta Sinjali.

09:30 Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) mban tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i arnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

09:30
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë 13 pika, përfshirë votimi i Rezolutës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë; shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria; ratifikimi i disa marrëveshjeve etj. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00
Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00
Shfaqet filmi “#DamBusters – The Start ofthe Riverlution”, në përpjekje për të ngritur vetëdijen për restaurimin e lumenjve. Më pas do të organizohet një diskutim lidhur me digën e Mirushës, komuna e Malishevës. (FShMN, salla “Idriz Ajeti”)

10:00
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. Në rend dite është miratimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2023; Programi Trevjeçar i Banimit 2023-2025 etj. (Kuvendi Komunal, Gjilan)

10:30
Vihet gurthemeli për ndërtimin e ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore (FShMN) të Universitetit të Prishtinës, projekt i financuar nga BE-ja, UNOPS dhe UP-ja. (Zona e Fakultetit Teknik, Bregu i Diellit)

11:00
Kolegjiumi për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (“Vila Gërmia’’, Prishtinë

13:30
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 227-të. Takimi do të jetë i hapur për pjesëmarrje përmes platformës online Zoom. (KPK)

13:45
Projekti për trajnime në fushën e Teknologjisë Informative “ICT for Kosovo’s Growth” organizon ceremoninë e ndarjes së certifikatave – Rundi 5. (“Termokiss”, Dardani)

14:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) nënshkruan memorandume bashkëpunimi me 31 biblioteka komunale të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

/GazetaSinjali/