image Ngjarjet e datës 28 korrik

Kosovë

Ngjarjet e datës 28 korrik

news image

Njoftimi me ngjarjet për sot:

– Drejtori i Drejtorisë së Administratës i Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari do të bëjë përurimin e Memorialit të Dëshmoreve në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, ora 9:00)

– Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 9:00)

– Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

– Klubi i Prodhuesve të Kosovës në emër të kompanisë Koshi Group organizon lansimin dhe promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur Interstellar. (Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, ora 10:30)

– Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi me temën “Themelimi i Gjykatës Komerciale në Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

– Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim virtual të të gjeturave kryesore. (Zoom: https://undp.zoom.us/j/87255870241, ora 11:00)  

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të behët votoj rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:00)

– Mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së Kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt. (Restaurant “Freskia”, në Skenderaj, ora 19:00) 

/GazetaSinjali/